Real Madridi raportohet se ka shënjestruar mbrojtësin e Arsenalit, Kirean Tierney.
Sipas raportimeve nga Skocia, klubi spanjoll tashmë është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin e krahut të majtë.
“Sunday Post” ka raportuar këtë të hënë se Real Madridi është i gatshëm të ofrojë 50 milionë funte për Tierneyn.
Megjithatë, reprezentuesi skocez nuk mendohet se e dëshiron largimin nga “Emirates Stadium”, por mund të tundohet nga interesimi prej një klubi si Real Madridi.
24-vjeçari vlerësohet si njëri prej futbollistëve kryesor te Arsenali.
Kirean Tierney ka kontratë të vlefshme me “Topçinjtë” deri më 30 qershor 2026.