Sulmuesi Andi Zeqiri ka dhënë disa komente para ndeshjes Zvicër – Kosovë.
Në një prononcim për gazetarin Arlind Sadiku, lojtari Andi Zeqiri ka treguar se si erdhi deri te vendimi i tij për të përfaqësuar Zvicrën.
"Kam menduar shumë, kam menduar shumë. Deri më tani, Zvicra m’i dha të gjitha kushtet për futboll. U bëra njeri i këtij vendi, ama e di që e kam gjakun shqiptar kah ana e babit e mamit. Unë kam zgjedh, nuk ishte as mami as babi, por unë e kam thënë fjalën e fundit dhe këtu jam sot për Zvicrën”, ka thënë Zeqiri.
“Nesër do të jetë lojë speciale për mua. Jam gati për nesër. E gjithë familja do të jetë aty. Tifozët e di që do të jenë aty, por për reagimet e tifozëve jam gati. Kam fokusin te loja dhe shpresoj të kalojmë mirë”, shtoi ai.
Zeqiri kishte pozuar me fanellën e Kosovës para se të kalonte te Zvicra. Kalkulimet e tij ishin të shumta para vendimit final.