Kombëtarja shqiptare do të përballet pasditen e sotme ndaj Gjeorgjisë në një ndeshje miqësore, e cila do të zhvillohet në orën 18:00, në stadiumin “AIR Albania”.
Sipas kompanive të basteve favoritja kryesore për fitimin e këtij takimi është Shqipëria, e cila kuotohet me koeficientin 1,85.
Barazimi vlerësohet në kuotën 3,40, ndërsa një fitore eventuale e përfaqësueses gjeorgjiane shkon në koeficientin 3,60.
Kjo është sfida e dytë miqësore e Kombëtares kuqezi në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve që do të mbahen në muajin qershor.
Në ndeshjen e parë miqësore, Shqipëria u mund në minutat finale ndaj Spanjës me rezultatin 2-1, të luajtur në stadiumin e Espanjolit në Barcelonë.