Habit Rangnick

Futboll

Habit Rangnick

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:39
Habit Rangnick

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm arbitrat në Premier League mund të fillojnë të stërviten së bashku me klubet, në mënyrë që të krijojnë marrëdhënie më të mira me lojtarët.

Propozimi u bë nga trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick. Ky propozim vjen pasi janë ngritur shqetësime në lidhje me nivelin e gjyqtarëve në elitën e futbollit anglez. Gjermani e bëri këtë propozim në një samit ku përfshiheshin trajnerët e Premier League.

Rangnick beson se marrëdhëniet mes gjyqtarëve dhe lojtarëve mund të përmirësohen nëse ata stërviten bashkë.

Sipas “Daily Mail” ideja e teknikut të “Djajve të kuq” u prit mirë nga homologët e tij, të cilët ranë dakord që gjyqtarëve t’ju jepet akses në ambientet e klubeve që janë pjesë e ligës më të lartë të futbollit anglez.

Në këtë fazë të hershme detajet janë ende të panjohura, por nëse ky propozim miratohet, në të njëjtin raportim shtohet se gjyqtarët do të lejohen të përdorin ambientet në klube, madje mund të arbitrojnë ndeshjet stërvitore.

Ideja është që të ndërtohet një kuptim më i mirë i rolit të arbitrit dhe me lejimin në terrenet stërvitore gjyqtarët do mund të njohin lojtarët dhe të thyejnë paragjykimet negative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat