Përfaqësuesja e Maqedonisë e Veriut është lajmi i parë jo vetëm në mediat të Maqedonisë , por edhe ato botërore. E gjithë kjo, duket se vjen nga fitorja 1-0 ndaj Italisë, me të cilën, futbollistët e Maqedonisë mbuluan faqet e para në të gjitha gazetat dhe mediat kryesore evropiane dhe botërore.
Maqedonia është në ballinën e të përditshmes spanjole “Marca”, e cila sjell foton e Ronaldos dhe shënjestrimin e Maqedonisë, si vrastare e gjigantëve evropian.
“Vrasësi i gjigantëve po kërcënon Ronaldon”, është titulli i ballinës të një prej mediave më të famshme botërore.
Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut ka frikë nga Ronaldo.