Mesfushori i Gjeorgjisë kërkon fitoren ndaj Shqipërisë

Futboll

Mesfushori i Gjeorgjisë kërkon fitoren ndaj Shqipërisë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:58
Mesfushori i Gjeorgjisë kërkon fitoren ndaj Shqipërisë

Shqipëria luan sot miqësoren e fundit për këtë muaj. Kuqezinjtë do të ndeshjen me Gjeorgjinë në orën 18:00 në “Air Albania”.

Nika Kvekveskiri ka folur në konferencën e djeshme për mediat, ku ka treguar përshtypjet e tij për ekipin tonë kombëtar. Lojtari gjeorgjan është shprehur se e njohin mjaft mirë Shqipërinë, si dhe vlerëson faktin se futbollistët shqiptarë luajnë në kampionatet më të fortë të Europës.

“Të gjithë e njohim shumë mirë Shqipërinë. Ka shumë lojtarë që luajnë në ligat më të mira europiane dhe ata nuk kanë nevojë të mbipërfaqësohen. Synimi ynë, natyrisht, është të përgatitemi për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Një lëvizje e suksesshme dhe ruajtja e energjisë pozitive pas katër fitoreve radhazi.

Ndeshja e nesërme (sotme) është e rëndësishme, sepse rezultati në Kombëtare nuk është kurrë dytësor dhe çdo lojtar dëshiron të shpenzojë energji deri në fund dhe të bëjë të lumtur tifozët gjeorgjianë dhe të gjithë kombin”, -  ka thënë Nika Kvekveskir.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat