Media zvicerane “SFR” befason për një arsye për Kombëtaren e Kosovës, kur thotë se kjo kombëtare është e njohur për zvicerant nga koha kur Bernard Challandes ka qenë selektor.
“Kombëtarja e Kosovës është e njohur për zviceranët që kur e morën Bernard Challandes si trajner (2018-2021)”, shkruan mes të tjera.
Francezi Alain Giresse është selektor i ri i Kombëtares së Kosovës.
“Francezi sjell shumë përvojë në detyrë. Si lojtar, legjenda e Bordeaux (mbi 550 ndeshje) ishte dy herë kampion francez dhe në vitin 1984 kampion evropian me Francën.
Ai gjithashtu është shpallur tre herë futbollisti francez i vitit”, shkruan ndër të tjera “SFR”.
69-vjeçari ka debutuar në miqësore, ku Kosova e mposhti me 5:0 Burkina Fason.
Sot në orën 18.00, Zvicra në miqësore ballafaqohet me Kosovën.