I huazuar te Atletico Madrid nga Barcelona, Antoine Griezmann mund të qëndrojë në këtë formë te “colchoneros” edhe për një sezon të dytë radhazi, gjë që do të vononte pagesën e opsionit të blerjes.
“Goal.com” ka bërë një bilanc dhe ka zbuluar se opsioni i blerjes, i vlerësuar në 40 milionë euro, do të ushtrohet nëse plotësohen dy kushte.
E para është që Griezmann të luajë të paktën 50% të ndeshjeve për të cilat është në dispozicion, duke përjashtuar këtu lëndimet dhe pezullimet, shifër të cilën deri më tani sulmuesi e ka çuar në 60%.
Dhe e dyta është se ai mund të luajë një sezon të dytë në huazim dhe “colchoneros”, të cilët e kanë mundësinë për ta shtyrë me një vit blerjen e kartonit të tij.
Pas dy sezoneve zhgënjyese te Barcelona, francezi u rikthye te Atletico Madrid verën e kaluar. Ai u huazua te “colchoneros”, pasi Barça kërkonte të bënte disa kursime në pagat e ekipit. Ribashkimi me Atletico Madridin bëri që lojtari i përfaqësueses franceze të rimerrte formën e tij.