Selektori i Portugalisë: Kujdes nga Elmaz dhe Bardhi

Futboll

Selektori i Portugalisë: Kujdes nga Elmaz dhe Bardhi

Më: 29 mars 2022 Në ora: 13:55
Santos

Fernando Santos pranon se Portugalia ka studiuar ndeshjet e Maqedonisë së Veriut ku ata mundën Italinë dhe Gjermaninë përpara duelit të sotëm.

“Nuk mund t’i kemi më këto pasiguri. Bernardo dhe të gjithë të tjerët kanë nisur të shohin videot e Maqedonisë së Veriut dhe mënyrën si ata luajnë.

Në ndeshjen me Italinë ata treguan se ishin një skuadër shumë e organizuar në mbrojtje dhe në daljet në kundërsulm, – tha trajneri i luzitanëve në konferencë.

– Ne duhet të shohim më shumë atë që ata bënë ndaj Gjermanisë dhe kuptojmë se ndaj Italisë i mungonte Elmazi, mesfushori i Napolit. Për mua është më i miri, por edhe Bardhi.

Ata i sjellin skuadrës cilësinë e zotërimit të topit dhe atyre u pëlqen të luajnë futboll. Jemi të përgatitur për çdo moment.

E dimë që mbrohen thellë në bllok dhe do të përpiqen të dalin me linjat e dyta, por gjithnjë tërhiqen në 30 metrat e fundit të fushës. Është folur shumë se ata do të japin jetën në fushë, por është një ndeshje për jetë a vdekje edhe për ne".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat