Ditën e marte, sot në stadiumin e “Letzigrund” të Cyrihut do të përballen Zvicra e Kosova.
Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në Zvicër e identifikojnë veten me të dy përfaqësueset.
Me Kosovën, prej nga e kanë prejardhjen, dhe me Zvicrën, vendin ku jetojnë dhe që ua ka dhënë mundësitë e mëdha.
Për ta ndjekur ndeshjen miqësore mes “vëllezërve” (Zvicrës dhe Kosovës) ditën martë Zurich i banuar me mbi 70 mije shqiptare është bërë me 100 mijë shqiptarë, nëse llogarisim mysafirët e sotëm nga Kosova dhe kantonet tjera te Zvicrës do të “pushtohet” me shqiptarë ku pritet të mblidhen mbi 30 mije tifozë brenda e jashtë stadiumit “Letzigrund” në Cyrih. Do ketë përforcime të mëdha policore për ta mbajtur rendin.
Nga Prishtina në Zurich do të kemi pos 50 anëtarëve nga ekipi kombëtar i Kosovës, do jenë edhe 30 gazetarë qe do ta ndjekin ndeshjen miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës.
Historike: Për herë të parë do të kemi ne stadium me një publikë që do t’i duartrokasin dy ekipeve, atyre që do të shënojnë gol! Sot kantoni i Cyrihut bëhet me 100 mije shqiptare!
Sikur Agim Ademi nga FFK ashtu edhe Murat Yakin nga kombëtarja zvicerane, gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch i kane thënë se me 29 mars në Zurich nga ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës presim ne ndeshje sa interesante po aq edhe te mirë dhe fer, ku do të fitojnë më të mirët! Ndryshe ne intervistën e fundit trajneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin redaktorit te gazetës zvicerane “Le Canton27.ch”, i ka thënë se: “Jemi gati për ndeshjen Zvicër - Kosovë. Do të fitojnë më të mirët!”.
“Ky është takimi i parë që do të zhvillohet pas shumë kohe. Kam përdorur këtë kohë për të qëndruar në kontakt të ngushtë me lojtarët. I kam vizituar ata, i vëzhgova dhe shikova se si po luajnë. Është një gjë e mirë që mund të fillojë me një kamp trajnimi para dy ndeshjeve. Kemi para nesh dy ndeshje të mira, me kundërshtarë të mirë. Ne mund të përdorim këto ndeshje për të parë atë që është prapa, por ne duhet të përqendrohemi në atë që është para nesh. Edhe pse këto janë dy lojëra miqësore, kemi dy mundësi, dy kundërshtarë…” ka thënë Yakin.
Ndeshja e sotme do të jetë më shumë se ndeshje, do të jetë një ndeshja historike madje vëllazërore dhe mjaft e dhimbshme, sepse shqiptarët do të “luftojnë” mes veti për të fituar, për t’i shënuar gol njëri-tjetrit, por të gjithë e kuptojnë se kjo ndeshje nuk është më shumë se një lojë sportive dhe duhet pranuar humbjen, por duhet edhe uruar fitoren e më të mirëve.
Federata e Futbollit e Zvicrës natyrisht e ka marrë në konsideratë faktin se në Zvicër jetojnë shumë shqiptarë kur ka vendosur për miqësoren me Kosovën. Miqësorja me Kosovën është e para e Zvicrës këtë vit në shtëpi. Helvetikët më 26 mars luajnë miqësore me Anglinë, ndërsa tri ditë më vonë, sot takohen me Kosovën në Zurich-un e shumë shqiptarëve.
Sot në Zurich do të kemi kantonin e 27 me shqiptarë në Zvicër!
“Me padurim po presim ndeshjen kundër Kosovës, me shumë tifozë kosovarë që jetojnë së bashku me ne në Zvicër. Te martën ne stadiumin e Cyrihut do të kemi tifozë shqiptare të cilët do të mbështesin jo vetëm Kosovën por edhe Zvicrën.. ”, ka thënë shefi i mediave nga Federata e Futbollit të Zvicrës z. Adrian Arnold.
Kantoni i Cyrihut me 1.520 968 banore, ne mesin e tyre edhe mbi 70 mije shqiptare, bashke me ta edhe 30 mije tifozë sot, ky qytet do te jete i “pushtuar” nga shqiptaret nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.
Do të jenë mbi 30 mijë tifozë në stadium dhe jashtë. Tifozët thonë: Për ne kryesore është se këmbët e shqiptarëve do te fitojnë, meqë ata do të shënojnë gola!
Përparim Avdili, deputet në Zvicër lidhur me ndeshjen e 29 marsit mes Zvicrës dhe Kosovës ka thënë se ai do te ndjek lojën përsëafërmi i cili qysh moti ka rezervuar biletën më shumë miq zviceran dhe shqiptarë. “Ndeshja normalisht do te jete emocion i veçante. Pres një festë futbolli, meqë dhe është miqësore e që të gjithë ta shijojnë në radhë të pare atë feste pa marrë parasysh se kush fiton. Unë besoj që Zvicra do ta fitoj sepse grumbullon një diverzitet talentesh ku pra bëjnë pjesë edhe shqiptarë që janë shtylla kryesore te ekipit..”
Xhevdet Mazrekaj, editor i gazetës kombëtare “Bota sot” për “Le Canton27.ch” ka pohuar: “Pres një lojë të mirë dhe fer mes dy ekipeve. Dihet ndokush do të fitojë, por unë personalisht, cili futbollist qoftë do t’i duartrokas, cili ekip do te fitonte, do të me gëzonte dhe do të festoj. Për mua krejt një, si Kosova si Zvicra, dy shtet janë vende të mija që i kam në zëmër, meqë jam rritur dhe zhvilluar tek te dyja”.
Muveid Memeti, jurist, njëherit kryetar i FC Religonen në Bernë, ka thënë: “Ndeshjen do ta ndjek live bashkë me miqtë. Për mendimin tim, kjo lojë simbolizon historinë e suksesit të Zvicrës sonë multikulturore. Si President i FC World Religions, jam plotësisht i bindur se futbolli gjithashtu ka aftësinë të sjellë tolerancë dhe ndjeshmëri në shoqërinë tonë. Pres sot një festival futbolli të drejtë por emocionues. Kam vënë bast për një barazim…”..
Ndërsa i riu nga Presheva, qe jeton dhe vepron ne Flawil të St.Gallen Edip Edipi thotë se do ta ndjek lojën përmes ekranit televiziv. “Unë më shumë interesim do e pres ndeshjen mes vëllezërve apo siç po i thonë mes Zvicrës dhe Kosovës. Kam vendosur kësaj radhe këtë ndeshje ta presë në shtëpi para televizionit ku ndihem me komod. Unë do të duartrokas dy ekipeve, atyre qe shënojnë gol, që mendoj se shqiptarët do të shënojnë gola këndej e andej. Rezultati do të jetë barazi 2:2..”
Kryetari i FKK-së, Agim Ademi tha se: “Është fakt që futbollistët shqiptar paraqiten në shumë kombëtare, por ata jetojnë dhe janë zhvilluar në ato shtete. Ne jemi federatë që jemi pranuar më së voni në UEFA dhe një pjesë e lojtarëve e kanë pasur të pamundur të kthehen për të luajtur për Kosovën, për faktin se kanë qenë pjesë e ekipeve tjera kombëtare.
Jam krenar që përveç se kemi futbollistë shqiptar që paraqiten në 3 apo 4 shtete, sidomos për ata në Zvicër të cilët janë cilësor dhe shembull, integrimi të cilët po ngrisin imazhin jo vetëm të Zvicrës por edhe te kombit tonë. Por siç e dini, ne bëjmë sport e jo politikë. Nëse sot kemi dy apo tri kombëtare në disa shtete të Ballkanit kjo është bere pa fajin tonë. Për te pasur një kombëtare, ne nuk mundemi te ecim para politikes".