Zvicra dhe Kosova do ta zhvillojnë sonte atë që po quhet nga të gjithë si një përballje vëllazërore.
“Helvetikët” dhe “Dardanët” do të zbresin në fushë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore, të parën ndonjëherë në mes vete.
Verdhekaltrit vijnë nga fitorja e thellë në miqësoren ndaj Burkina Fasos, 5:0, kurse ekipi Bardh e Kuq nga humbja nga Anglia, 1:2.
Kjo pa dyshim do të jetë një ndeshje emocionuese pasi disa lojtarë luajnë kundër vendit të origjinës. Më emocionuese do të jetë posaçërisht për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.
Ndeshja nis nga ora 18:00.
Zvicër - Kosovë
Zvicra: Kobel, Mbabu. Elvedi, Comert, Lotomba, Sow, Xhaka, Okafor, Shaqiri, Zuber, Gavranoviq.
Kosova: Muric, Hadergjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Vojvoda, Idiriz, Loshaj, V. Berisha, Rashica, Muriqi, Bytyqi.