Dy gjigandët evropianë, Liverpool dhe Real Madrid, thuhet se kanë shprehur interesim dhe janë duke e monitoruar situatën e yllit të Portos, Vitinha, raporton “Defensa Central”.
Krerët e të dy skuadrave në fjalë janë duke përgatitur oferta për mesfushorin 22 vjeçar, i cili momentalisht kap shifrën e 40 milionë eurosh.
Në të kaluarën Vitinha kishte qenë pjesë e Premier Ligës angleze në huazim te skuadra e Wolverhampton , ndërkaq në këtë sezon ka regjistruar tre gola në 38 paraqitje për Porton.
Klopp dhe Ancelotti dëshirojnë me çdo kusht që të rifreskojnë mesfushën këtë verë, dhe Vitinha është njëri nga emrat më të përfolur në listën e të dy trajnerëve.