Shqipëria do të luajë përballjen e 14-të në historinë e saj me Gjeorgjinë.
Një statistikë e veçantë është ajo e ish-sulmuesit të Kombëtares, Igli Tare, aktualisht drejtori sportiv i skuadrës së Lacios.
Tare është lojtari që i ka shënuar më shumë gola kombëtares gjeorgjiane, gjithsej 3 herë.
Goli i parë është realizuar nga shtatlarti në shtator të 2003-shit, kur ndeshja përfundoi 3-1 për ekipin tonë, ndërsa dy vite më vonë, përkatësisht në qershor të 2005-ës, Tare ka shënuar një dopietë në fitoren 3-2.