Federata e Futbollit e Zvicrës, me një mesazh urues për futbollistin me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.
Xhaka po e luan ndeshjen e 100-të në fanellën e Kombëtares së Zvicrës.
Xhaka po luan me sukses sot në duel me Kosovën.
Kjo është më e bukura për mesfushorin dhe kapitenin e Zvicrës, ndeshja e 100-të ndaj Kosovës.
“Urime, urime, urime kapiten”, shkruan në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Zvicrës.