Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Letzingrud” të Cyrihut.
Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.
“Shpresoj me vazhdu kështu së shënuari gola. Kryesorja sërish zhvilluam ndeshje të mirë. Patëm raste me e fitu krejt ndeshjen.
Sonte luajtëm me kundërshtar të fortë dhe e kemi matur veten se ku jemi”, u shpreh Rashica pas ndeshjes.
Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.