Barazimi me Gjeorgjinë nuk i ka lënë shije të mirë lojtarëve të Kombëtares. Në një intervistë për “RTSH”, mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, u shpreh i zhgënjyer për këtë sfidë.
“Nuk besoj se vuajtëm, sidomos në fazën defensive. Për fazën ofensive besoj se vuajtëm shumë. Kishim 2-3 raste të mira. Besoj se ka munguar shumë saktësia në 20 metrat e fundit. Duhet të përmirësohemi, sidomos me këto skuadra sepse do të përballemi shumë me këto skuadra.
Është më shumë instiktive. Ku luaj te Atalanta është gjë që e bëjmë rregullisht. Luajmë çdo ditë bashkë, stërvitemi çdo ditë bashkë. Këtu është më e vështirë.
Unë besoj se kemi shumë cilësi, sepse duke parë dhe djemtë e rijnë që janë bashkuar. Besoj se kemi një grup shumë të fort. Gjeorgjia është si Islanda, ndërsa Izraeli luan më shumë ofensive.
Më mungon, goli është gjë e bukur. Së pari jam mbrojtës, por do mundohem dhe të bëj gol”, u shpreh Gjimshiti.