Danimarka ka mundur mbrëmjen e sotme Serbinë me rezultatin 3-0 ku protagonist i sfidës ka qenë Kristian Eriksen.
30-vjeçari danez ka shënuar golin e tretë të takimit në minutën e 57’ duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0 në favor të skuadrës së tij, dhe duke konfirmuar momentin magjik që po kalon duke shënuar golin e dytë në 2 ndeshje, pas golit kundër Holandës.
Në këtë sfidë Eriksen mbajti dhe shiritin e kapitenit të skuadrës. Një gjest ky që tregon konsideratën e madhe dhe ndjesitë pozitive të grupit pas rikthimit në kombëtare të fantazistit danez.
REZULTATI/ Danimarkë-Serbi 3-0
Mahle 15’, Lindstrom 53’, Eriksen 57.