Shqiptarët Visar Musliu, Enis Bardhi, Arijan Ademi e Ezgjan Alioski, nuk e realizojnë ëndrrën, që të kualifikohen në Kampionatin Botëror.
Ata me Maqedoninë e Veriut pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Portugalia, në ndeshjen finalen të play-off-it.
Ballafaqimi mes këtyre rivalëve u zhvillua në stadiumin “Dragao” në Porto.
Futbollisti Bruno Fernandes është trim i fitores, duke shënuar në minutën e 32-të pas asistimit të Ronaldos dhe në atë të 65-tën pas asistimit të Diogo Jotas.
Musliu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 68-të e Alioski në atë të 74-tën.
Musliu, Bardhi, Alioski e Ademi, u paraqitën titullarë, por nuk ia dolën ndaj Portugalisë së Ronaldos. Ronaldo me Portugalinë në Kampionatin Botëror.