Sulmuesi Robert Lewandowski me Poloninë kualifikohen në Kampionatin Botëror.
Polakët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Suedisë, në ndeshjen finale të play-off-it që u zhvillua në stadiumin e Slaski në Chorzow.
Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç u fut në lojë në minutën e 80-të për Suedinë.
Ibra nuk mundi të bëjë kthesë në rezultat, kësisoj të dëshpëruar lëshuan fushën.
Dy gola bie në pjesën e dytë, Lewandowski shënon nga penalltia në minutën e 49-të dhe Piotr Zielinski në atë të 73-tën.
Polonia kualifikohet, Suedia mbetet jashtë botërorit.