Haradinaj përgëzon futbollistët e Kosovës

Futboll

Haradinaj përgëzon futbollistët e Kosovës

Më: 29 mars 2022 Në ora: 23:57
Kosova

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar në Facebook pas barazimit të kombëtares së Kosovës në futboll si mysafire kundër Zvicrës.

“I kënaqur me lojën e mrekullueshme të çunave të Kosovës në Zvicër. Kemi përjetuar dhe atmosferën e cila ngjante sikur loja po zhvillohej në Prishtinë.

Përgëzoj përzgjedhësin Alain Giresse dhe të gjithë ekipin, që vazhdon të na bëjë krenarë”, ka shkruar Haradinaj.

Kosova dhe Zvicra luajtën sonte në një ndeshje miqësore, e cila përfundoi pa fitues 1:1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat