Trajneri i Bracelonës, Xavi Hernandez po planifikon të flasë me De la Pena, agjenti i Gavit, për të rinovuar kontratën e talentit.
Xavi e konsideron jetike që Gavi të vazhdojë të luajë në ekipin e parë për sezonet e ardhshme.
Rinovimi i kontratës së Gavit është një nga dosjet që Barcelona mban hapur.
Sipas “Sport”, Xavi do të kishte planifikuar të fliste me agjentin De la Peña, njëkohësisht ish-lojtar i Barçës, për të shpjeguar projektin dhe për ta ndihmuar atë të nënshkruajë rinovimin me kushtet që i propozon klubi.
Xavi dhe De la Peña kanë një marrëdhënie të mirë dhe njihen prej vitesh, prandaj trajneri mendon se mund të jetë një gjest i mirë për ta të shohin se Gavi është një pjesë themelore për projektin e ardhshëm të Barçës.