Tri klube të mëdha janë duke luftuar për të nënshkruar me mesfushorin e Portos, Otavio, në këtë verë.
Bëhet fjalë për Manchester Unitedin, Liverpoolin dhe Newcastle Unitedin.
Otávio është kthyer në një nga sensacionet e ditëve të fundit për shkak të paraqitjes së tij mbresëlënëse në ndeshjet me skuadrën portugeze për kualifikueset evropiane për Kupën e Botës Katar 2022.
Sipas “Fichajes”, me paraqitjet e tij mbresëlënëse në ndeshjet me skuadrën portugeze për kualifikueset në Kupën e Botës, skuadrat evropiane ia kanë vënë syrin për t’i siguruar shërbimet për sezonin e ardhshëm.
27-vjeçari vlerësohet në rreth 20 milionë euro.
Kontrata e tij me Porton përfundon në verën e vitit 2025.
Në 25 paraqitje me skuadrën portugeze, Otavio ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar 12 asisitime.