Periudha e fundit nuk ka qenë aspak e mirë për Carlo Ancelottin. Trajneri i Real Madrid u përballë me kritika të forta pas humbjes 0-4 kundër Barcelonës.
Tifozët kanë reaguar keq pas humbjes së thellë në El Clasico, duke shigjetuar kryesisht trajnerin italian për taktikat e gabuara në duelin e përjetshëm.
Sikur të mos mjaftonte një gjë e tillë, Ancelotti është prekur edhe nga koronavirusi. 62-vjeçari ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Real Madrid ka lajmëruar infektimin e trajnerit të njohur me një komunikatë të shkurtër, me Ancelottin që ka nisur menjëherë karantinën.
Ancelotti është në dyshim për takimin e parë kundër Chelsea, i vlefshëm për raundin çerekfinal të Champions League (6 prill).