Mohamed Salah dhe Egjipti përfunduan me zemra të thyera edhe një herë, pasi u mposhten dhe eliminuan nga Senegali të martën mbrëma.
Penalltinë e fundit për Senegalin e gjuajti përsëri Mane, i cili ishte i saktë duke dërguar kombëtaren e tij në Kupën e Botës.
Pasi u konfirmua kalimi i tyre në finalet e Kupës së Botës, kuptueshëm tifozët e Senegalit ishin të kënaqur. Shumë prej tyre pushtuan fushën për të festuar.
Megjithatë, shumë e pushtuan fushën me synimin për të kapur yllin e Egjiptit dhe Liverpoolit, Salah.
Truprojat e Salah duhet të largojnë shumë tifozë të Senegalit nga sulmuesi, të cilët përpiqen të arrijnë tek ai.
Më pas, ndërsa ai po marshonte drejt tunelit të stadiumit, shumë tifozë i hedhin gjësende nga tribuna.