Dikur shkonim pas yjeve botëror, tifozi i Shqipërisë futet në fushë ndaj Gjeorgjisë për një shkrepje me Kumbullën!
Dikur tifozët shqiptarë bënin gjithçka për të bërë një foto me yjet botërorë që luanin ndaj Shqipërisë.
Tanimë është e kundërta, për tifozët, yjet botëror janë ata të Kombëtares.
Një kuqezi ka hyrë në fushën e blertë gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.
Qëllimi ishte shkrepja e një foto me Marash Kumbullën, ndërsa mbrojtësi i Romës iu përgjigj positivisht kërkesës.