Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, e cila luan për SC Freiburg-un, ftohet në Kombëtaren e Zvicrës.
"Selektorja e Kombëtares së Zvicrës, Nils Nielsen, ka 23 lojtare në dispozicion për kualifikueset e Kupës së Botës”, shkruan “20min”.
Ndeshja e parë luhet në Bukuresht kundër Rumanisë (e premte, 8 prill) dhe në shtëpi në Thun kundër Italisë (e martë, 12 prill).
“Jo më pak se dhjetë lojtare po rikthehen në ekipin A pas mungesave të ndryshme.
Për shembull, Luana Bühler (TSG 1899 Hoffenheim), Julia Stierli (FC Zurich) dhe Riola Xhemaili (SC Freiburg)", shkruan media zvicerane.
“Jam i lumtur që shumë lojtare janë sërish të gatshme për këto ndeshje të rëndësishme”, thotë Nielsen.
Në kualifikueset e Botërorit, Zvicra kryeson Grupin G me 18 pikë pa humbje. Italia është e dyta dhe tre pikë pas zviceraneve.