I intervistuar nga “Rai Sport”, mesfushori i Kombëtares së Italisë dhe i skuadrës së Milanit, Sandro Tonali, ka komentuar i zhgënjyer fitoren 3-2 në Konia, kundër Turqisë.
“Këto janë gjithmonë ndeshje shumë të vështira. Edhe pse nuk ishte një takim i rëndësishëm, qasja jonë në fushën e lojës ishte e fortë, pavarësisht tronditjes fillestare dhe një ambienti shumë të ndezur nga tifozëria turke.
Edhe një herë treguan se i kemi cilësitë për t’u ringritur në momentet e vështira, por e vërteta është se mungesa në këtë Botëror dhemb shumë. Por kur mendon se nuk do të marrim pjesë në të dytin radhazi, atëherë diçka e fortë të shtrëngon në gjoks.
Gjithsesi, detyra jonë është që ta rinisim nga e para dhe duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe trajnerin Mançini”.