Manchester United shumë afër marrëveshjes me Ten Hag

Futboll

Manchester United shumë afër marrëveshjes me Ten Hag

Më: 30 mars 2022 Në ora: 13:54
Manchester United shumë afër marrëveshjes me Ten Hag

Pas eliminimit në Champions League, Manchester United tashmë kthen fokusin nga Premier League. Nëntë ndeshje nga fundi i sezonit, skuadra e gjermanit Rangnick ka vetëm një objektiv, vendin e katërt në “ishull”, për të siguruar një biletë në Champions sezonin e ardhshëm, në të kundërt, ky sezon do të quhej i dështuar.

Në këtë moment, në zyrat e klubit po punohet shumë për të ardhmen, me drejtuesit e klubit që po punojnë shumë për të sjellë në Premier League dhe në stolin e United, teknikun e Ajax, Erik ten Hag. Holandezi, 52-vjeçar po bën një punë shumë të mirë me skuadrën nga Amsterdami, me Ten Hag që numëron 207 ndeshje dhe me një CV të pasur, me dy tituj kampion dhe dy Kupa në Holandë.

Ten Hag është në radarin e Manchester United prej kohësh, ndërsa mediat angleze bëjnë të ditur se bisedimet kanë avancuar dhe jo vetëm me trajnerin, por nëse gjithçka do të finalizohej, në fund do të ishte një goditje e dyfishtë.

Erik ten Hag nuk do të udhëtonte i vetëm drejt Anglisë, por së bashku me të edhe braziliani Antony, një nga zbulimet e holandezit dhe gjithashtu një nga lojtarët që ka spikatur në Eredivise dhe jo vetëm.

22-vjeçari Brazilian numëron 79 ndeshje në total me “Harkëtarët” në të gjitha kompeticionet në dy sezone, me 22 gola të shënuar dhe jo vetëm do të ishte një goditje që do të shtonte cilësitë në radhët e United, por gjithashtu edhe një goditje e bujshme për vetë moshën e sulmuesit. Në këto dy edicione, Antony ka pasur një progres fantastik, diçka të cilën e ka vlerësuar edhe përfaqësuesja brazilane, me sulmuesin i cili deri më tani numëron 9 ndeshje dhe 2 gola.

Tani, për momentin gjithçka është në kuadrin e bisedimeve, por duket se Manchester United i ka të qarta synimet dhe objektivat, ndaj çdo gjë pritet me shumë interes dhe nëse gjithçka do të finalizohej, patjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat