Felix - një nga lojtarët me më shumë minuta te Atletico, por me kombëtaren është tjetër histori

Futboll

Felix - një nga lojtarët me më shumë minuta te Atletico, por me kombëtaren është tjetër histori

Më: 30 mars 2022 Në ora: 14:33
Felix - një nga lojtarët me më shumë minuta te Atletico, por me kombëtaren është tjetër histori

Joao Felix është një nga lojtarët me më shumë minuta te Atletico Madrid, por me kombëtaren është tjetër histori. Sulmuesi 22-vjeçar ka fituar besimin e teknikut Simeone, por as statistikat nuk e kanë ndihmuar portugezin që të luajë rregullisht me teknikun Fernando Santos.

Në La Liga, Felix numëron 1099 minuta me Atletico-n dhe gjashtë gola, ndërsa në dy ndeshjet e Portugalisë në “Play-Off”, sulmuesi është aktivizuar vetëm 24 minuta, 20 prej të cilave ndaj Turqisë dhe 4 minuta ndaj Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesja portugeze do të jetë në Katar2022, fundin e këtij vitit, por, a do të ketë hapsira në fazën finale të Kupës së Botës për Joao Felix?

Natyrisht situatat janë të ndryshme nëse krahasojmë Atletico-n me Portugalinë, pasi tekniku Santos preferon Diogo Jota-n, Bernardo Silva dhe Otavio. Nëse pozicioni i tij si titullar diskutohet në Portugali, te Atletico është e kundërta, pasi Felix, jo vetëm ka besimin e klubit dhe Simeone-s, por portugezi ka dhënë impaktin e tij në rritjen e klubit madrilen në javët e fundit, duke marrë pjesë në 10-të gola, me 6 rrjeta personale dhe 4 asiste. Gjithashtu, 22-vjeçari tregoi cilësitë e tij edhe në Ligën e Kampioneve në kualifikimin e skuadrës ndaj Manchester United, duke firmosur një gol në “Ëanda Metropolitano”.

Deri në fillimin e fazës finale të Kupës së Botës ka ende shumë kohë dhe Felix do të provojë të ruajë ritmin, pse jo dhe të përmirësohet në statistikat e tij personale, për të bërë me “dhimbje koke”  teknikun Fernando Santos, pasi prezenca e tij në Katar 2022 është e sigurtë, por problem i vetëm mbetet mungesa e besimit dhe këtë gjë, Joao Felix do të provojë ta ndryshojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat