Shuhen përfundimisht shpresat për inaugurimin e “Kukës Arena” në këtë ndeshje, pasi ashtu siç paralajmëroi pak ditë më parë “Panorama Sport”.
Ky impiant nuk ishte ende gati, pavarësisht dëshirës së mirë që kishin drejtuesit verilindorë që të riktheheshin në shtëpinë e tyre.
Pas shumë diskutimeve, me një “Elbasan Arena” të zënë dhe në “Loro Boriçi” do të luajë Vllaznia, e vetmja zgjidhje mbeti stadiumi i Rrogozhinës.
Nuk është hera e parë që Kukësi i luan aty ndeshjet si pritës, sepse edhe më herët këtë sezon ka zhvilluar takime në këtë qytet.