Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të shkruajë historinë për të siguruar për të parën herë një vend në grupet e Kupës së Botës. Portugalia ka qenë tepër e fortë për ta dhe nuk kanë mundur të dalin me rezultat pozitiv nga stadiumi “Dragao”.
Pas pësimit të dolit të dytë lojtarët e Maqedonisë së Veriut kanë humbur qetësinë.
Shqiptari Ezgjan Aslioskin e lënë nervat në finalen me luzitanët, duke treguar kështu karakterin e shqiptarit. Futbollisti 30-vjeçar ka pasur një duel në fushë me Diogo Jota-n, i cili ka përfunduar me një konfrontim fizik mes tyre.
Alioski shkon dhe ballafaqohet “dhëmbë për dhëmbë” me sulmuesin e Portugalisë, duke shkëmbyer fjalë përpara fytyrës së njëri-tjetrit.
Një episod i tillë ka sjellë tension, duke bërë që të dyja skuadrat të mblidhen dhe të përplasen mes tyre.
Alioski vijon edhe më pas të shfaqë nervozismin e tij, por pa u falur këtë herë nga arbitri, i cili i tregon kartonin e verdhë.