Barcelona po mundohet ta bindë me të gjitha forcat Ousmane Dembeen për ta nënshkruar kontratën e re.
Gjiganti katalunas po planifikonte ta shiste lojtarin në afatin kalimtar të janarit pasi nuk kishte pranuar ta vazhdonte kontratën.
Mirëpo, në fund gjërat ndryshuan dhe tash “Blaugrana” po planifikojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin me futbollistin francez.
Drejtuesit e klubit po mendojnë t’i rihapin bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit, Moussa Sissoko dhe Marco Lichtsteiner, të cilëve do t’ua propozojnë ofertën e re.
Ata kanë pranuar ta dëgjojnë ofertën e Barçës, ndërsa bisedimet pritet të nisin në javët në vazhdim.
Futbollisti ofanziv ka kontratë me Barçën deri në fund të këtij sezoni dhe qysh tash mund të nënshkruajë parakontratë me një klub tjetër.
Por, forma e tij solide e javëve të fundit i ka bindur katalunasit që të mundohen ta mbajnë atë më gjatë në “Camp Nou”.
Interesim për futbollistin francez ka shfaqur Paris Saint-Germaini, por edhe Manchester City.
Nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez, Dembele është bërë i pandalshëm për kundërshtarët dhe e ka mesataren e asistimeve për minutë më të mirën në pesë ligat më të forta evropiane që prej fillimit të vitit 2022.
Tash mbetet të shihet se cili është disponimi i lojtarit, për të vazhduar apo për t’u larguar.