Mohamed Salah ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë këtë sezon. Erling Haaland është ndoshta i riu më i vlerësuar në botë.
Gianluigi Donnarumma u votua si lojtari më i mirë në Kampionatin Evropian të verës së kaluar. Dhe çfarë tjetër ka për të thënë për Zlatan Ibrahimoviç?
Çfarë i lidh të gjithë këta yje? Asnjëri prej tyre nuk do të luajë në Kupën e Botës të këtij viti në Katar.
Kualifikimi për turne po i afrohet fundit dhe ka disa lojtarë të profilit të lartë që tashmë e dinë se do të mungojnë në eventin më të madh të futbollit gjatë nëntorit dhe dhjetorit.
Lista e yjeve që do të mungojnë në Kupën e Botës:
Mohamed Salah (Egjipt)
Erling Haaland (Norvegji)
Zlatan Ibrahimovic (Suedi)
Gianluigi Donnarumma (Itali)
Luis Diaz (Kolumbi)
Riyad Mahrez (Algjeri)
Jan Oblak (Slloveni)