Nga Kubo pritej shume në Japoni! Por në moshën 20-vjeçare, shpresa e madhe japoneze eshte futur ne tunelin e parëndësise në ekipin e tij kombetar. Ai është gjithnjë e më pak i rëndësishëm për planet e trajnerit Moriyasu dhe emri i tij në mesin e tifozeve humbet peshë. Diçka e rrallë, duke qene se vetem pak muaj më parë ai ngjallte shumë pritshmëri në vendin aziatik.
Kualifikimi i Japonisë në Kupën e Botës, i certifikuar të enjten e kaluar kundër Australisë, i hapi derën rolit titullar te Kubo në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese kundër Vietnamit të brishtë. Pritej shkelqimi i lojtarit të Real Madridit, i huazuar te Mallorca, por ai ofroi një version mjaft të nënshtruar.
Duke u nisur nga e djathta e sulmit, Kubo përfundoi një pjesë minimale të parë. Ai nuk la pothuajse asnje gjurme, humbi dy opsione të mira finalizimi me goditje shumë të ndrojtura dhe mezi mbaroi gjithçka që filloi. Japonia humbiste 0-1 në pjesën e parë me Kubo si fajtorin kryesor…
Në pjesën e dytë, ai mundi të ulte kritikat me një punë më të rregullt. Hyrja e Itos e zhvendosi si mesfushor dhe aty lëvizi më mirë mes linjave dhe ndërhyri me më shumë sukses. Megjithatë, ai u zëvendësua në minutën e 62-të nga Minanimo, futbollisti i Liverpool-it, shumë më përpara prioriteteve të Moriyasu.
Kubo humbi një mundësi që dukej ideale për të shfajësuar veten. Shifrat e tij kundër Vietnamit nuk pasqyrojnë plotësisht mungesën e performancës së tij. Ai beri 46 prekje topi, mezi pati një saktësi 69% në pasim dhe humbi 14 topa. Japonia përfundoi duke barazuar me golin e Yoshida.
Kubo ka humbur rrugën në ekipin japonez. Në ndeshjet vendimtare kundër Arabisë Saudite dhe Australisë ai nuk luajti asnjë minutë. Më parë, kundër Kinës, ai mezi mori pjesë në 17 minuta të asaj ndeshje. Deri më tani prania e tij në Botëror nuk ishte në rrezik, por kjo nuk mund të thuhet më kategorikisht.
Lojtarët sulmues si Doan (PSV), jashtë kësaj thirrjeje në Moriyasu, meritojnë trajtim më të mirë. Për më tepër, Ito dhe Minamino janë të padiskutueshëm, dhe pamja e Mitoma ka ndryshuar rrënjësisht konsideratën e tyre. Nëse vazhdon kështu, Kubo është në udhëkryq!