Vëmendje e pabesueshme po tërheq ndeshja e çerekfinales së Champions League në futbollin e femrave mes Barcelonës dhe Realit, e cila po zhvillohet tani.
Thyen rekordin botëror me më shumë se 90 mijë shikues në stadiumin “Camp Nou”.
Interesant është fakti se “El Clasico” e sivjetme për meshkuj në Barcelonë është ndjekur nga më pak shikues, saktësisht 86.422 tifozë.
Barcelona (femrat) fitoi ndeshjen e parë në Madrid me 3:1. Këtë sezon ato po bëjnë rezultate të pabesueshëm, i kanë fituar të 36 ndeshjet, tashmë kanë fituar Superkupën dhe kanë siguruar vendin e parë në ligën spanjolle.