​Zyrtare, van Nistelrooij trajner i PSV Eindhoven

Futboll

​Zyrtare, van Nistelrooij trajner i PSV Eindhoven

Më: 30 mars 2022 Në ora: 20:39
Ruud van Nistelrooij

PSV Enidhoven ka emëruar ish-sulmuesin 45-vjeçar Ruud van Nistelrooij si trajnerin e tyre të ri me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 për të zëvendësuar Roger Schmidt, i cili do të largohet nga posti i tij në fund të sezonit kur t'i mbarojë kontrata.

Pasi kishte varur këpucët në vitin 2012, Ruud van Nistelrooij filloi një karrierë të suksesshme menaxheriale një vit më vonë dhe u shpreh shumë i lumtur me aventurën e tij të re.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të jem trajner në PSV”, tha ish-sulmuesi, i cili shënoi 62 gola në 67 ndeshjet që luajti për PSV-në ndërmjet viteve 1998 dhe 2001.

“Kam punuar intensivisht me Toon Gerbrands, menagjerin aktual të PSV-së. Isha i bindur se mund të ndiqja një karrierë profesionale si trajner dhe fillimisht mendova se më duhej edhe një vit për të fituar përvojë. Por ndonjëherë gjërat shkojnë në rrugën e tyre dhe ju zbuloni se jeta nuk është plotësisht e menaxhueshme. Ky është momenti i duhur për të hedhur hapin tjetër”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat