Reagon Ronaldo

Futboll

Reagon Ronaldo

Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:17
Reagon Ronaldo

Cristiano Ronaldo i gëzohet kualifikimit të Portugalisë në Kupën e Botës “Katar 2022”, pas sukseseve të arritura në play off ndaj Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ka shumë mënyra për të arritur objektivin e dëshiruar. Ndonjëherë rruga mund të mos jetë aq e drejtpërdrejtë sa do të dëshironim, por gjëja më e rëndësishme është të arrijmë ku dëshirojmë,” – shkruan CR7 në Instagram. –

“Në aspektin personal, po shkoj në Kampionatin tim të pestë Botëror dhe në finalet e një eventi të rëndësishëm për herë të 12 me Portugalinë me të njëjtin entuziazëm si herën e parë, por me një ambicie shumë më të madhe, ambicien për të përmbushur dëshirën e të gjithëve.

Dua të fitoj! Tani për tani, mund të buzëqeshim me ndjenjën e arritjes në finalet e Botërorit, por ne nuk duam të ndalemi me kaq. Duam më shumë! Duam shumë më shumë! Për veten dhe Portugalinë. Drejt Katarit!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat