Sergio “Kun” Agüero ishte kryefjala e fillimit të sezonit, pasi iu desh të largohej nga Barcelona për shkak të problemeve me zemrën. Mjekët e këshilluan lojtarin argjentinas të ndalonte menjëherë, gjë që e detyroi të tërhiqej nga futbolli i luajtur.
Në një intervistë për rrjetin “Tyc Sports” në Argjentinë, Aguero ka bërë një deklaratë që nuk e priste askush: mund të jetë sërish futbollist dhe jo për shumë kohë. Lojtari u shpreh optimist për rehabilitimin e tij dhe siguron se është i etur për të luajtur dhe se tashmë ka oferta për t’u rikthyer.
“Dje më ka shkuar në mendje që mund të luaj sërish futboll”, – tha ish-lojtari i Barçës, City-t dh Atleticos së Mdridit. – “Mjekët më thanë se duhet të jem pesë apo gjashtë muaj pa aktivitet, por tashmë dua të stërvitem sërish”.
“Kun” i habiti drejtuesit e programit dhe shikuesit, pasi nuk dihej evolucioni i gjendjes së tij, por nuk mendohej aspak të ishte kaq optimal.
Agüero, pavarësisht dëshirës dhe iniciativës së madhe për t’u kthyer sa më parë në fushën e gjelbër, e bëri të qartë se do të ndiqte afatet dhe këshillat që i jepnin mjekët. Ai zbuloi se kishte marrë një ofertë nga klubi i David Beckhamit: “Inter Miami më telefonoi, por unë refuzova. Çdo të ndodhë në 2 vjet? Të shohim…”, – befasoi me deklaratën e tij Agüero, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit në fushë.
Trajneri i Argjentinë, Scaloni, tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen e Aguros në Botërorin e Katarit si pjesë e stafit.