Xherdan Shaqiri e shijoi në maksimum miqësoren me Kosovën, e cila ishte një speciale për të pasi u përball me vendin e origjinës.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit e përfaqësoi Zvicrën në ndeshjen e zhvilluar në Zurich, e cila përfundoi baras, 1:1.
Ai i pati disa lëvizje të mira dhe tentoi të shënonte disa herë, por nuk ia doli.

E para se të rikthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek ekipi i tij Chicago, 30 vjeçari mbrëmë e ka bërë postimin e fundit nga loja me Kosovën, e cila u zhvillua të martën mbrëma.
Në foto shihet ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munihut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit në posedim të topit, ndërsa ia ka bërë “tag” Kombëtares së Zvicrës.