Futbollisti anglez i del në mbrojtje kundërshtarit

Futboll

Futbollisti anglez i del në mbrojtje kundërshtarit

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:46
Futbollisti anglez i del në mbrojtje kundërshtarit

Anglia fitoi edhe miqësoren e dytë të këtij muaji kundër Bregut të Fildishtë 3-0 në “Wembley” të mërkurën falë golave të Uatkinsit në minutën e 30-të, Sterlingut në 45’ dhe Mingsit në 93’. Por një dorë “Tre Luanëve” ua dha edhe dalja me kartonin e kuq të Serzh Oriesë për afrikanët që në pjesën e parë.

Ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari belg Lambrehts në minutën e 40—të. Por në momentin që arbitri u bë gati t’i tregonte kartonin e kuq, sulmuesi i anglezëve, Xhek Grilish, shkoi i irrituar tek arbitri për të mos e ndëshkuar Orienë.

Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit anglez tregoi edhe episodin për se ishte kundër daljes së Oriesë nga fusha.

“Unë doja që Serzh të qëndronte në fushë, sepse ishte një ndeshje miqësore dhe ti fiton më shumë nëse luan 11 kundër 11, – tha Grilish për “Sky Sports”. – Mendoj se do të ishte më sfiduese për ne. I thashë arbitrit “lëre”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat