Shqipëria mbetet në pozitën e 66-të, ndërsa Kosova kalon në vendin e 107-të.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, regjistroi ngritje për 5 pozita në renditjen më të re të FIFA-s.
Fitorja ndaj Italisë në gjysmëfinale të balotazhit për kualifikim në Botërorin “Katar 2022”, ka sjell Maqedoninë në vendin e 62-të.Kundërshtari i Maqedonisë në Ligën e Kombeve, Bullgaria është në vendin e 71-të, Gjeorgjia në pozitën e 85-të, ndërsa Gjibraltari në pozitën e 230-të.
Në kreu e listës, Brazili tani mban pozitë e parë duke lënë pas Belgjikën, Francën, Argjentinë dhe Anglinë. Në Top 10-dhe janë edhe kombëtaret e Italisë, Spanjës, Portugalisë, Meksikos dhe Holandës.