Pas ndeshjeve të Kombëtares, Armando Broja do të kthehet në fushë me Southampton.
Ndeshja e radhës do të jetë pas dy ditësh kundër Leeds. Në konferencën për shtyp, trajneri Hasenhutl shprehet se ka parë dy Broja në fushën e lojës.
“Broja mësoi se çfarë e bën atë të suksesshëm.
Po punon për 90 minuta, duke marrë shpërblimet për punën e palodhur që ka në fushë. Shohim Armando Broja të ndryshëm, herë njërin e herë tjetrin”, tha Hasenhutl.