Eliminimi i Suedisë nga Polonia në “play off”-in për një biletë në “Katar 2022” nuk e ka penguar Zlatan Ibrahimoviçin të marrë avionin e parë drejt Milanos.
Zhgënjimi i kombëtares mbetet, por 40-vjeçari po ndjek një titull me Milanin, ndaj dje që në mëngjes është paraqitur në qendrën stërvitore.
Ai nuk punoi me shokët në fushë, por zgjodhi palestrën për ushtrimet e personalizuara.
Pavarësisht se shumë kuqezinj ishin me ekipet përfaqësuese të martën mbrëma, suedezi ishte i vetmi që u paraqit rregullisht ditën e djeshme.
Ibra refuzon të dalë në pension!