Aventura e Ashraf Hakimit te PSG-ja mund të mbyllet

Futboll

Aventura e Ashraf Hakimit te PSG-ja mund të mbyllet

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:50
Aventura e Ashraf Hakimit te PSG-ja mund të mbyllet

Aventura e Ashraf Hakimit te PSG-ja mund të mbyllet vetëm pas një viti. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat spanjolle dhe ato franceze që raportojnë se mbrojtësi i krahut i Paris SG-së është i zhgënjyer nga aventura me klubin e tij të ri.

Hakimi u transferua në verën e vitit 2021 nga Interit te PSG-ja, por aventura e tij në kryeqytetin francez ka qenë larg pritshmërive të tij. Në më shumë se një rast ai e ka shfaqur pakënaqësinë për ambientin e krijuar në këtë klub.

Madje, në ditët e fundit ai ka qenë dhe protagonist pas konfliktit mes frëngjishtfolësve dhe amerikano-jugorëve. Hakimi është në krahun e të parëve dhe siç bën me dije “Ok Diario” në Spanjë, Hakimi ia ka shprehur mikut të tij Kilië Mbape se nëse ai do të largohet për te Reali i Madridit, ai do ta ndjekë.

Marokeni është gati të kthehet në Madrid, me të cilin ai ka luajtur më parë. Ndërkaq, edhe te Reali do të ishin gati t’i bënin një vend në skuadër marokenit, i cili që pas largimit nga Reali ka shënuar progres dhe cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë të krahut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat