Nuk ka rehati edhe tek disa skuadra të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.
Lepenci i Kaçanikut, raportohet se po ballafaqohet me disa probleme dhe me bojkot në stërvitje, bëhet e ditur nga një burim brenda për brenda klubit.
Sipas këtij burimi, thotë se futbollistët nuk po stërviten për shkak se nuk kanë marrë paga.
“Lojtarët e Lepencit gjatë kësaj jave kanë bojkotuar stërvitjet dhe lojën për arsye që 3 muaj nuk kanë marrë ende asnjë rrogë”, tha burimi brenda klubit.
Sipas këtij burimi, Lepenci po kalon periudhë të vështirë, pritet që zyrtarët e klubit të sqarojnë, se cila është situata që po ngjan në këtë mjedis.