Derbi Ferizaj - Vushtrria vendos apo komplikon shumëçka për vendin e parë në vazhdim të kampionatit përkatësisht në Ligën e Parë të Kosovës (java e 20-të), Grupi B.
Ferizaj kryeson me 40 pikë, i ndjekur nga Vushtrria me 30.
Përballje mes dy skuadrave që synojnë rikthimin në elitën e futbollit, luhet nesër (14.00) pas palestrës sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.
Agron Selmani, drejtor sportiv, tha se gjithçka po shkon sipas planit deri me tash.
“Na pret një ndeshje shumë e mirë!
Adhuruesit e futbollit e presin ‘derbin e sezonit’ që do të luhet këtë të premte në Ferizaj, kjo ndeshje mund të sjellë gjithçka të mirë, prandaj lirisht mund ta quajmë ‘Festë e futbollit’!
Pra, ‘derbin’ do të duhet ta kujtojmë dhe ta mbajmë në mend si një nga më të mirët dhe për këtë kontribut duhet të japin përveç akterëve brenda vijave të fushës edhe tifozët e dy skuadrave dhe me këtë nënkuptoj të mos bëjnë dhe veprojnë asgjë që mund ta njollos lojën, përkundrazi, një atmosferë e mirë, me brohoritje dhe veprime të zakonshme që nuk kalojnë kufirin, patjetër se i japin ngjyrën dhe sharmin një derbi ashtu siç i ka hije, le të urojmë që derbi i të premtes të jetë kështu!”, ka shkruar Selmani.
Selmani është në emocione të derbit Ferizaj - Vushtrri.