Pas pushimit gjatë ndeshjeve të kombëtareve, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me ndeshjet e xhiros së 27-të.
Dueli kryesor i kësaj jave zhvillohet në mes të Gjilanit dhe Ballkanit, dy skuadra që po luftojnë për titullin kampion.
Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë përballjet e kësaj xhiroje.
Derbi në Gjilan do të drejtohet nga gjyqtari, Genc Nuza me dy ndihmësit e tij, Fatlum Berisha dhe Besnik Morina.
Mentor Ajeti do ta thotë fjalën kryesore në takimin tjetër interesant mes Prishtinës dhe Llapit. Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova janë dy asistentët e Ajetit.