Enea Mihaj lë pas COVID-in dhe është gati të kthehet në stërvitje me PAOK-un.
Mbrojtësi i Kombëtares që luan në Greqi ishte në listën e trajnerit italian Edi Reja për dy ndeshjet miqësore, por infektimi me virus i prishi atij planet që të angazhohej në ekipin kombëtar.
Mihaj shihet si një mbrojtës me perspektivë në përfaqësuese, ku madje u aktivizua edhe në dy takimet e fundit eliminatore të botërorit.
Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale faqja e klubit grek nëpërmjet një postimi.
“Kush është gati të rikthehet?”, është mbishkrimi mbi foton e Enea Mihajt në “Instagramin” e klubit të PAOK-ut.