Lideri i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A, synim ka edhe punën me talentet e rinj.
“Minatorët” me një këmbë janë në elitën e futbollit, në anën tjetër punojnë pareshtur me të rinjtë.
Mitrovicasit prezantojnë edhe dy talente të rinj.
“Falë angazhimit të tyre personal por edhe punës së palodhshme të Stafit të trejnerëve e sa i përket Kryesisë në krye me presidentin z. Zeka i cili e ka si adut kryesorë vijnë në shprehje edhe dy talentët e radhës: Milazim Bajraktari dhe Ardian Hasani.
Presidentin Zeka e gëzon fakti që thuaja çdo vit nga Shkolla e Futbollit dalin talentë të cilët sot luajnë rol të rëndësishëm në Futbollin Kosovar dhe betohet se punën me gjenerata të reja do ta vazhdojë edhe në të ardhmen.
Presidenti z. Zeka gjithashtu deklaron se tashmë siç dihet Klubet Kosovare dhe Përfaqësuesja e Kosovës janë pjesë e Shtëpive Botërore të Futbollit UEFA dhe FIFA dhe për këtë arsye puna gjeneratat i kanë mundësitë e transfereve në Futbollin Europian.
Dy Super talenteve Ju dëshiroj së pari të kenë shëndetin të arrijnë kulmin e suksesit dhe njëkohësisht i apeloj edhe të tjerët që me punë do të kenë mbështetjen e klubit në çdo aspekt”, njofton FCV Trepça ’89.