Ka përfunduar përballja mes skuadrës së Partizanit dhe asaj të Vllaznisë, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Elbasan Arena”, skuadra e Vllaznisë si mysafire ka arritur të barazojë pa gola, 0:0, me Partizanin.
Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për të gjetur golin, por portierët ishin në nivelin e duhur dhe arritën që të mbajnë portat e tyre të paprekura.
Ndërkaq, kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit, Vllaznia gjeti golin në minutën e 93’ përmes kroatit Ante Aralica, por më pas VAR-i i anuloi golin për shkak të një faulli në lojtarin kundërshtarë.
Rezultati final i ndeshjes së sotme është 0:0, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 13 të muajit prill.